Kodi i sjelljes i “The Trans Euro Trail”

Moderator: Ni3ous

Locked
User avatar
Redballrun
TET Puppetmaster
Posts: 273
Joined: Tue Oct 10, 2017 6:04 pm
Location: Swaledale, UK
x 75
Contact:

Kodi i sjelljes i “The Trans Euro Trail”

Post by Redballrun » Fri Nov 03, 2017 12:12 am

Kodi i sjelljes i “The Trans Euro Trail”

Hapësirat e gjëra të Evropës po rriten gjithnjë e më shumë. Si dhe ata që jetojnë dhe punojnë në fshat, ka shumë grupe që kanë kohë të lirë dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga hapësirat tona jeshile që po pakësohen.

Si përdoruesit e TET, ne kemi përgjegjësi ndaj vetës dhe ndaj motoristëve që to të vijnë pas nesh të sigurojmë që kjo qasje të mirëmbahet.

Në duhet të synojmë që të jemi ambasadorë të Trail Riding – që do të thotë një vozitje dhe përdorim i rrugëve me respekt dhe ndjeshmëri.

TET pajtohet me Kodin e Sjelljes siç vijon:

Përdorni vetëm rrugët për automjete dhe respektoni shenjat e komunikacionit.

Motoçikletat dhe motoristët duhet të jenë legal në rrugë, të pajisur me patenta dhe siguracion.

Mbahuni rrugës së përcaktuar përmes tokës bujqësore, pasi rrotat mund të dëmtojnë bimët dhe barin – sepse ato janë pjesë e ambientit në të cilin dikush jeton.

Jepni përparësi këmbësorëve, kuajve dhe çiklistëve duke ndaluar dhe duke fikur motorin sipas nevojës në rrugët e ngushta dhe duke ulur shpejtësinë, duke i dhënë hapësirë dhe duke evituar hedhjen e zhavorrit dhe pluhurit në ata që janë përreth.

Lini portat ashtu siç i keni gjetur, po ashtu edhe drunjtë.

Udhëtoni me një shpejtësi të sigurt duke marrë në konsideratë kushtet dhe dukshmërinë – TET nuk është dhe kurrë nuk duhet të konsiderohet si një pistë për gara.

Udhëtoni me qetësi dhe përdorni valvulat me maturi sepse zhurma ofendon dhe pengon.

Mos udhëtoni në grupe të mëdha – gjashtë ose më pak se aq është ideale.

Respektoni fshatrat dhe ata që banojnë, punojnë dhe luhen aty.

Mos harroni se rrugët mund të jenë të brishta dhe të ndjeshme ndaj erozionit posaçërisht kur janë të lagëta. Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe një drejtim të tërthortë.

Përshëndetini përdoruesit të tjerë të rrugëve që janë të pranishëm duke u bërë më dorë miqësisht dhe duke u buzëqeshur – kjo nuk ju kushton asnjë gjë!

Nëse jeni dëshmitarë i një sjelljeje të rrezikshme ose të papërgjegjshme në rrugë dhe nëse ekziston një mundësi e sigurt për ta bërë këtë, në ju lutemi që të keni guxim moral për të ndaluar dhe biseduar shkurt me shkaktarin – ndoshta në këtë mënyrë do të mbillni një farë që do të lulëzojë.

Udhëtoni brenda mundësive të juaja dhe të motoçikletës suaj.

Kontribuoni qëndrueshmërisë së komuniteteve rurale duke shpenzuar të hollat tuaja në bizneset lokale.

Besojmë se në qoftë se të gjithë veprojmë me maturi dhe nëse përdorim TET sipas 3 kritereve të mëposhtme, të gjithë mund të kontribuojmë ndryshimit për të mirë të perceptimit që njerëzit kanë për motoristët:

1. Respektoni rrugët!
2. Respektoni komunitetet atje ku kaloni!
3. Respektoni mjedisin!


https://drive.google.com/drive/folders/ ... sp=sharing
0 x
Locked